Dy Dëshmitarë nga Bosnja në Gjykimin e Naser Kelmendit

Dëshminë sapo e ka nisur Aldin Hajdareviq.

Hajdareviq ishte shok i Ramiz Delaliqit që u vra në qendër të Sarajevës në vitin 2007.

Naser Kelmendi akuzohet mes tjerash pikërisht për vrasjen e Delaliqit.

Akuzat tjera ndaj Kelmendit janë edhe ato për krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Ai krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.

Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.

Në Bosnjë Kelmendi po akuzohet për krim të organizuar, vrasje të mbetur në tentativë dhe për shitje e shpërndarje të substancave narkotike në Amerikën Latine, Turqi, Serbi, Kroaci dhe shtetet tjera të Evropës Perëndimore.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar 2015, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja.

Pas Aldin Hajdareviqit pritet të dëshmojë edhe Emir Polak, gjithashtu shtetas i Bosnjës. Polak është zyrtar në një medrese të këtij shteti.

Edhe gjatë rrjedhës së mëhershme të gjykimit ka pasur dëshmi tjera nga Bosnja.

http://kallxo.com/azra-sariq-perseri-ne-gjykimin-e-naser-kelmendit/

http://kallxo.com/pasdite-e-hapur-seanca-ndaj-naser-kelmendit/

http://kallxo.com/deshmitarja-naser-kelmendi-financoi-fushaten-presidenciale-te-fahrudin-radonciqit/