Dy Dekanë Lëshojnë Mbledhjen e Senatit për Avancim të Stafit Akademik

Dugolli shprehu pakënaqësitë e tij kur në votim dolën te kandidatet e Fakultetit që ai e drejton. Senati votoi për dy kandidatë duke i avancuar Blerim Latifin e Kaltrina Kelmendin ndërsa pati dyshime te kandidatura e Arsim Sinanit.

Dekani Dugolli tha se Sinani i plotëson kushtet e avancimit nga Asistent në Profesor Asistent.

Por Rektori Marjan dema vlerësoi se kanë dyshime për disa avancime të disa kandidatëve të propozuar andaj kërkoi që të shtyhet votimi për avancimin e tyre.

E këtu nuk u pajtua Bujar Dugolli duke thënë se po bëjnë selektime dhe po shkelin kriteret e konkursit.

Ai kërkoi që mbledhja e Senatit të shtyhet ose ai do ta lëshojë mbledhjen.

Por Rektori kundërshtoi duke thënë se është e drejtë e secilit të dalë ose të qëndroj në mbledhje.

I pakënaqur me mënyrën e avancimit të stafit ishte edhe dekania e Fakultetit të Filologjisë, Lindita Rugova.

Ajo kundërshtoi ashpër menaxhmentin e UP-se duke thënë se tërhiqet nga kjo mbledhje për shkak se këtu është “t’i mbrojë qëndrimet e Fakultetit”.

Sipas saj, të drejtat e stafit të saj po shkelen nga ky menaxhment.

Mbledhja është lëshuar edhe nga senatorë të UP-së.

KALLXO.com është duke e transmetuar drejtpërdrejt këtë mbledhje.