VIDEO - Dugolli para senatit të UP-së: Më dënoni nëse kam bërë gabime

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka shpërndarë një video të profesorit Bujar Dugolli duke folur për vendimin e Këshillit të Etikës për plagjiaturë në shkrime akademike.

Dugollli gjatë fjalimit të tij në senatin e Universitetit të Prishtinës tha që do ta pranojë dënimin dhe secilin vendim të UP-së.

“Nëse unë kam bërë gabime, që kam vendosur besimin me ma vendosë emrin dhe pa dijen time është vendosur i pari, në rregull dënomëni s’ka kurrfarë problemi çfarëdo mase që ta parasheh universiteti” – tha Dugolli.

Ndërsa, ORCA është shprehur se “Senati nuk guxoi të merrte vendim meritor, t’i përjashtojë nga universiteti plagjiatorët siç ndodhë në çdo rast të ngjashëm”.

“Gjithsesi, Dugolli duke tentuar ta shfajësojë vetën, e inkriminon edhe më shumë atë. Ai pranon haptazi para Senatit të Universitetit të Prishtinës se përmes veprimit të tij ai ka kontrabanduar punime shkencore me qëllim të avancimit, pra duke vendosur emrin në një punë akademike për të cilën nuk ka asnjë pikë kontributi në të”, thuhet në njoftim.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), më 22 qershor mbajti një konferencë për media duke njoftuar se Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë një vendim sa i përket denoncimit të tyre për plagjiaturë për profesorët e Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.

ORCA kishte se më 6 qershor 2022, Këshilli i Etikës i ka kthyer përgjigje ORCA-s duke konstatuar përfundimisht se punimi i paraqitur nga profesorët Dugolli dhe Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore.

Këshilli i Etikës vendos për plagjiaturën e Dugollit dhe Kastratit, Dugolli e quan fushatë të ORCA-s