Dy autostrada në Kosovë Cak i Vjedhjeve

Një person është arrestuar në Peqan të Suharekës sepse sipas policisë ai ka vjedhur katër shufra të hekurta nga autostrada Prishtinë-Prizren.

“I njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur katër shufra-profile të hekurt nga rrethoja e autostradës Prishtinë-Prizren”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas komunikatës, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Ngjashëm edhe dy persona janë arrestuar në lagjen “Veternik” të Prishtinës nën dyshimin se kishin vjedhur tre grila të pusetave të kanalizimit të autostradës.

Policia njofton se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.