Isa Mustafa gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së - Foto: Facebook

Disa rreshta për Adem Demaçin i shkruan edhe kreu i LDK-së

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar disa rreshta për Adem Demaçin, dy orë pas varrimit të tij.

“Lamtumirë Baca Adem! Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë”, ka shkruar Mustafa në Facebook..

Ai ka thënë se Demaçi ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare.

Madje Mustafa ka thënë se iu kanë kujtuar edhe disa fjalë të Ibrahim Rugovës: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”.

“Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë!”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, në mbledhjen komemorative dhe varrimin e Adem Demaçit nuk janë parë udhëheqës e as deputetë të LDK-së.

https://kallxo.com/adem-demaci-varroset-me-nderime-te-larta-shteterore/