Ilustrim

Ilustrim

Dhunë familjare në Pejë dhe Istog

Tre persona janë arrestuar në dy raste të ndara të dhunës familjare në rajonin e Dukagjinit.

Dje në orët e pasdites është raportuar se një burrë serb  nga Istogu ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Në raportin ditor nuk ka të dhëna mbi gjendjen e viktimave, ndërkaq të arrestuarve u është caktuar ndalimi policor.

Në kohë të përafërt gjatë ditës së djeshme dy gra kanë sulmuar një grua tjetër në qytetin e Pejës.

Policia e Kosovës e ka cilësuar këtë rast si dhunë në familje, ndërkaq të dyshuarat për kryerjen e sulmit janë liruar pas intervistimit.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës në familje. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.