FOTO: Ilustrim

Detaje rreth arrestimit të pjesëtarit të FSK-së për keqpërdorim seksual të së miturës

Një pjestar i FSK-së është arrestuar për shkak të dyshimeve se ka dhunuar një të mitur.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se pjesëtari i FSK-së, i nacionalitetit serb, ishte shoqëruar me të miturën nën 16 vjeç i cili e kishte futur në një veturë dhe kishin shkuar në një vend në të cilin i kishte vërejtur xhaxhai i vajzës i cili e kishte rrahur pjesëtarin e FSK-së.

“Pjesëtari i FSK-së është paraqitur në stacionin policor të Kllokotit i cili ka hapur rast për sulm nën pretendimet se e kanë sulmuar se është pjesëtar i FSK-së”, thotë burimi.

“Viktima ka dëshmuar rrethanat në të cilat mund të ketë keqpërdorim seksual jo të dhunshëm”, tha burimi.

“Pas intervistimit të së miturës, Prokuroria ka autorizuar arrestimin e pjesëtarit të FSK-së nën dyshumin për keqpërdorim seksual”, shtoi ky burim.

Më herët, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 17:30 ka arrestuar për 48 orë të dyshuarin M.S. pjesëtar i FSK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

https://kallxo.com/skandal-i-ri-seksual-me-te-mitur-arrestohet-pjesetari-i-fsk-se/

Tutje në njoftimin e prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare.

Përpos keqpërdorimit seksual, viktimës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore, andaj edhe për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.

“Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim.