Ilustrim

Arrestohet 30-vjeçari në Ferizaj pasi dyshohet se e keqpërdori seksualisht një të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin I.L., të moshës 30-vjeçare, i cili ka qenë në kërkim të policisë për veprën penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”.

Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në burg për vuajtje të dënimit prej tri vitesh.

I dyshuari është arrestuar sot rreth orës 09:30 në Ferizaj.