Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona në Podujevë, njëri dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një personi të mitur

Dy persona janë arrestuar në Podujevë nga Policia e Kosovës.

Njëri dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj një personi të mitur, ndërsa tjetri për ngasje në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimet janë kryer sot me urdhëresa të Gjykatës ndërsa të dyshuarit janë arrestuar në dy lokacione të ndryshme.

“Personat e arrestuar janë: B.K., i gjinisë mashkullore 25 vjeç dyshohet për mashtrim dhe keqpërdorim seksual i personit nën moshën 16 vjeçare dhe V.G., i gjinisë mashkullore 28 vjeç, dyshohet për ngasje në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas këtij njoftimit, personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej.