Gazmend Halilaj- Avokat Foto KALLXO

Avokati i mësuesit nga Drenasi intervistohet për keqpërdorim seksual

Inspektorati Policor i Kosovës ka reaguar në lidhje me lajmin se është arrestuar avokati që mbrojti mësuesin në rastin e Drenasit.

Sipas njoftimit, avokati Gazmend Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe i njëjti është intervistuar me autorizim të prokurorisë në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës në cilësinë e të dyshuarit.

“Intervistimi i avokatit Gazmend  Halilaj është vazhdimësi e veprimeve hetimore duke ju referuar rastit që IPK është duke e hetuar në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore të Prishtinës e ku deri tani janë arrestuar tre të dyshuar”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK ka njoftuar se avokati është intervistuar si i dyshuar për veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

Sipas autorizimit të prokurorit hetimi ndaj të njëjtit do të vazhdoj në procedurë të rregullt.

https://kallxo.com/prokuroria-avokati-gazmend-halilaj-nuk-eshte-arrestuar/

 

https://kallxo.com/arrestohet-avokati-gazmend-halilaj/