Dështon seanca e gjykimit të shtetasit të Shqipërisë për vrasjen në Pejë

Mungesa e prokurorit Haxhi Sinanaj ishte arsyeja e dështimit të seancës ndaj shtetasit të Shqipërisë, i akuzuar për vrasje të rëndë.

Kreshnik Haxhiaj akuzohet se në mëngjesin 20 gushtit të vitit 2006, deri sa ishte duke pritur në pusinë ku ishte vendosur për të kryer një vrasje tjetër, ka ardhur deri te një fjalosje mes tij dhe të ndjerit Jakup Osmani, ku pas zënkës së tyre ka pasur një shkëmbim me armë zjarri si pasojë e së cilës viktima është qëlluar dy herë dhe nga plagët e marra kishte ndërruar jetë në një spital të Zvicrës.

Haxhiaj dy herë është liruar nga akuzat për vrasje të rëndë.

Fillimisht më 18 dhjetor 2007 nga Gjykata e Qarkut në Pejë ishte liruar nga akuzat për veprat penale vrasje e rëndë dhe bashkim kriminal për të kryer veprën e vrasjes së rëndë.

Po ashtu, lidhur me këtë çështje penale, Gjykata Themelore në Pejë më 3 mars 2015, kishte shpallur aktgjykim lirues, me arsyen se ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale dhe nuk është provuar se ai ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

https://kallxo.com/shtetasi-shqiptar-lirohet-nga-akuza-per-vrasje/

Ndërsa Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim për shkak se kishte vlerësuar se nuk është vërtetuar drejt gjendja faktike.

Në aktvendimin e Gjykatës së Apelit ceket se nuk është vërtetuar se viktima ka qenë sulmues ngase ata fillimisht kanë biseduar mes vete.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast.

https://kallxo.com/ne-gjykimin-per-vrasje-deshmojne-gruaja-e-viktimes-dhe-deshmitari-okular/

https://kallxo.com/i-akuzuari-per-vrasje-nuk-pajtohet-me-deshmine-e-policit/

www.kallxo.com