Foto: Kallxo.com

Dështon Komisioni për Arsim, Mungojnë Ministri e Kryetari

Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi është anuluar.

Zyrtarë të kuvendit kanë thënë se kryetari i komisionit Ismail Kurteshi është në vizitë në Prekaz kurse Ministri Shyqri Bytyqi nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ministri ka qenë e planifikuar të raportojë lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

http://kallxo.com/agjencia-kosovare-e-akreditimit-perjashtohet-nga-nje-organizate-nderkombetare/