Nga një seancë e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Deputetja Bogujevci me Gëzhojë të Plumbit në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci duke folur në interpelancë për rastin e gjuajtjes me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, u paraqit në foltore me gëzhojë të një plumbi për të dëshmuar përvojën e saj personale.

“Disa ditë pas natës së Vitit të Ri, unë e kam gjetur këtë plumb në ballkonin e shtëpisë së familjes edhe këto janë vrimat ku kanë rënë plumbat. Sa i përket këtij plumbi, hera e fundit ku unë kam mbajtë këso plumbi në dorë ka qenë pas luftës kur ma kanë hequr nga plaga që i kam marrë gjatë luftës”, tha Bogujevci.

Ajo tha se edhe 18 vite pas luftës, qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me rrezikun nga gjuajtjet me armë.