Foto: Zyra e Presidentit

Deputeti i LDK-së ia kujton Thaçit raportet e mëhershme me Rugovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Bujar Bukoshi ishin folësit kryesor në hapjen e ekspozitës për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Selmanaj tha Thaçi dhe Bukoshi nuk duhet të flisnin fare. Sipas tij, të dy akuzonin për tradhti kombëtare Rugovën.

“Kush janë këta njerëz që të flasin për Presidentin historik Rugova?! Kush janë këta njerëz që për së gjalli të tij e luftuan me çdo mjet dhe mundësi, kurse sot i thurin elozhe figurës së tij?! A janë këta njerëz që here e akuzonin për tradhti kombëtare e herë lëshoheshin në banalitete duke mos ja paguar rrymën e telefonin?!!Çfarë pafytyrësie?!!!! A nuk është ky Hashim që gjatë luftës e kërcënonte Rugovën se do të dënohej rëndë për veprimet e tij antikombëtare?! A nuk është ky njeri që në librin e tij autobiografik, presidentin historik Ibrahim Rugova e quan pijanec, i nënshtruar, defetist, frikacak, njeri që pinte vazhdimisht konjak, politikan pasiv, i lodhur, si kritik letrar që merrej me letërsinë e shekullit 16 dhe i papërshtatshëm për udhëheqjen e negociatave në Rambuje, që nuk mund ta menaxhonte as kollën e tij, etj etj. Njerëzit e tillë, jo që nuk do duhej lejuar të flisnin për Presidentin Rugova në ngjarjet e tilla, por ata as në cilësinë e vizitorëve nuk e kanë vendin aty.”, ka shkruar deputeti në Facebook.