Dardan Molliqaj - PSD

Dardan Molliqaj ul PSD-në për ta diskutuar komunikatën për Ramiz Lladrovcin

Që në ditët e para të hapjes së zyrës në Drenas, PSD-së i ka dalë një problem.

Dega e kësaj partie e ka problem se si t’i qaset qeverisjes komunale në Drenas, të drejtuar nga Ramiz Lladrovci i PDK-së.

Në ditën kur PSD e hapi një zyrë në Drenas, kjo parti lëshoi një komunikatë me plot kritika për qeverisjen në këtë komunë.

“Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka qenë ndër vite manifestim i papërgjegjësisë, zhvatjes së parasë publike dhe nepotizmit. Si rezultat, Drenasi është sot ende pa aparatura mjekësore ekzistenciale në Qendrat e Mjekësisë Familjare, me infrastrukturë të dobët rrugore, si dhe me mungesë të trotuareve dhe të objekteve shkollore”, thuhej në njoftim.

https://kallxo.com/psd-hap-zyre-ne-drenas-qeverisjen-e-ramiz-lladrovcit-e-quan-qeverisje-te-zhvatjes-e-nepotizmit/

por pak orë pas publikimit të lajmit në KALLXO.com, Helidon Kastrati i cili u prezantua si koordinator i zyrës së PSD-së në Drenas reagoi në KALLXO.com duke thënë se PSD nuk është kundër qeverisjes së PDK-së në Drenas.

“Ne nuk jemi kundër qeverisjes së PDK-së në Drenas nga kryetari Ramiz Lladrovci, përkundrazi kemi vlerësim pozitiv”, thoshte Kastrati.

https://kallxo.com/kordinatori-i-psd-se-ne-drenas-nuk-jemi-kunder-pdk-se-dhe-ramiz-lladrovcit/

Sot në konferencë për shtyp të PSD-së, gazetari i KALLXO.com e pyeti deputetin e PSD-së, Dardan Molliqaj rreth këtyre dallimeve në vlerësime brenda partisë së tij.

Molliqaj e pranoi që partia e re e ka një problem në Drenas.

“Këtë problem që ka ndodhë duhet m’u ulë e me diskutu. Kemi pasë një mospajtim të cilin duhet ta korrigjojmë edhe ta rregullojmë”, tha Molliqaj.