Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

Daka: 22 Tetori, Një nga Ditët më të Mira të Demokracisë

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media ka folur për procesin zgjedhor në vend dhe ditën e 22 tetorit e quajti si njërën ndër ditët më të mira të demokracisë së Kosovës.

Valdete Daka tha se për institucionin e tyre nuk ka qenë e lehte që nga një proces zgjedhor të kalojnë në tjetrin, mirëpo siç tha ajo KQZ ka qenë e gatshme për këto procese.

Ajo tregoi se KQZ nga nesër do të fillojë organizimin për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale (balotazh), të cilat do të mbahen me 19 nëntor.

Daka foli edhe për rezultatet e zgjedhjeve komunale, ku tha se po punojnë që sa më shpejt t’i shpallin rezultatet dhe se së shpejti do të fillojë edhe numërimi i votave me kusht dhe votave nga diaspora./21Media