Çollaku: Demarkacioni nuk Pengon Liberalizimin

“Në këtë fazë çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk paraqet pengesë për marrjen e rekomandimit zyrtar nga Komisioni Evropian për liberalizim të vizave,” tha ministri Çollaku për KALLXO.com.

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka ratifikuar marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi të nënshkruar në Vjenë më 26 gusht.

Opozita është duke kundërshtuar këtë marrëveshje, duke thënë vazhdimisht se me të Kosova po i falë tokë Malit të Zi, ndërsa pasi marrëveshja është ndërkombëtare, për të kaluar në Kuvend i duhen dy të tretat e votave të deputetëve.

Demarkacioni me Malin e Zi është një nga tetë kushtet e fundit që BE-ja ia ka përcaktuar Kosovës për lëvizje të lirë në Zonën Schengen.

http://kallxo.com/demarkacioni-kusht-per-heqjen-e-vizave/

kushti i pestë në këtë listë është demarkacioni me Malin e Zi.

Por ministri Çollaku thotë se Kosova ende ka kohë për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, pa rrezikuar liberalizimin.

“Ky rekomandim bën pjesë tek kriteret monitoruese që do të thotë se duhet përmbushur para se të nisë së zbatuari lëvizja pa viza e qytetarëve të Kosovës në shtetet e zonës Schengen,” tha Çollaku.

Të hënën Kryeministri Isa Mustafa u takua me përgjegjësit institucionalë për përmbushjen e këtyre tetë kritereve, ndërsa nga ky takim doli konstatimi se Kosova ka përmbushur shtatë prej tyre.

Kriter i papërmbushur këtu nuk u llogarit demarkacioni, por mosbërja me objekt i Institucionit të Avokatit të Popullit.

Qeveria e Kosovës të premten do të dalë me një raport për shkallën e përmbushjes së këtyre tetë kritereve.

http://kallxo.com/qeveria-me-raport-per-kriteret-e-liberalizimit/