Ajri i ndotur foto KALLXO.com

Cilësia e ajrit në Prishtinë

Ajri i mbrëmjes së sotme del të jetë i pashëndetshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Sipas matjeve të orës 15:00 të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, indeksi i cilësisë së ajrit del të jetë 149 e që cilësohet të jetë i pashëndetshëm.

Në bazë këtij niveli të ndotjes, rekomandohet që fëmijët dhe të rriturit aktivë, dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë.

Edhe matja e orës 09:00 në mëngjes është cilësuar si e pashëndetshme me indeks 151.