21.12.2022

Ajri në Prishtinë i cilësisë shumë të dobët

Ajri në Prishtinë është me cilësi shumë të dobët, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas indekseve për matjen e cilësisë së ajrit, rekomandohet që grupet e ndjeshme të qytetarëve të mos dalin nga shtëpia.

“Qëndroni në shtëpi nëse nuk e keni të nevojshme të dilni jashtë. Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe njerëzit e moshuar, duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda. Personat me astmë mund të kenë nevojë të përdorin pompën e tyre më shpesh. Nëse duhet të dilni, vendosni maska me efikasitet të dëshmuar. Forconi sistemin imunitar”- thotë IHMK.

21.12.2022

21.12.2022