Kuvendi i Kosoves, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Buxheti Nesër në Lexim të Dytë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të rregullt plenare, ku veç buxhetit në rend dite ka edhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Javën e kaluar deputetët miratuan në lexim të parë projektligjin për buxhetin e këtij viti.

Seanca e një jave më parë e cila vazhdoi deri të hënën, u shty tri herë, edhe për mungesë kuorumi.

Nesër deputetët do të bëjnë edhe Shqyrtimin e Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për Vitin 2015.

http://kallxo.com/sot-vazhdimi-seances-se-nderprere-te-kuvendit/