Ilustrim

Bresje, pesë të arrestuar, penguan policinë

Pesë persona janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Bresje të Fushë Kosovës.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, pasi që të njëjtit gjatë arrestimit të njërit nga ta për të cilin kishte urdhër arrest, kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili kishte urdhëresë aktive është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.