Bosch: Bashkimi Europian kurrë s`i reagon Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian, ku i është kërkuar Qeverisë së Kosovës të heq urgjentisht taksën doganore të vendosur sot prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

Ambasadori Bosch ka thënë se Bashkimi Evropian nuk reagon kurrë ndaj Serbisë, edhe kur këta të fundit shkelin marrëveshjen, ndërsa ka kujtuar deklaratën e çmendur të Daçiqit ndaj vendeve që përkrahen Kosovën në Interpol dhe veçmas ndaj kancelarit austriak.

“Kjo ishte e fortë, por ku është reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkëputjen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dyja vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiqit për vendet që votuan për Kosovën, veçmas ndaj kancelarit Kurtz. BE nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por harron t’ia kujtojë Serbisë përgjegjësitë e tyre. Me veprimet e tyre ata po e përbëjnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënie’ objekt tallje”, ka shkruar Bosch në Facebook. (RTK)