Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, Foto: KALLXO.com

Bosch ka folur rreth draft-statutit të Asociacionit të propozuar nga Edi Rama

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin e ka propozuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se është e çuditshme që Rama e ka bërë një gjë të tillë pa u konsultuar me Kosovën.

“Kjo (pa konsultim me Kosovën) është pak e çuditshme, por nga ana tjetër mund të jetë nodnjë draft i dobishëm. Vërtetë nuk e kam parë këtë draft, por thashethemet thonë se bazohet në mënyrën se si norvegjezët i trajtojnë pakicat e tyre” –  ka deklaruar Bosch.

 Ai ka shtuar se pakica në Norvegji ka një lloj autonomie.

“Ata kanë samët (Sami) dhe në të kaluarën i quanin lapps, por tani ne i quajmë samët dhe ata kanë me sa di unë, ata kanë një lloj parlamenti të vetin dhe kanë gjuhën e tyre, atyre u lejohet të kenë disa gjëra, por përsëri, jo se mund të bllokojnë të gjithë vendin, por kanë një lloj autonomie. Por, siç thashë, unë nuk e di planin e Ramës, por është vetëm ajo që kam dëgjuar dhe që është bazuar në këtë model. Dhe zotëri Kurti atëherë duhet ta dijë saktësisht këtë pasi ka një grua norvegjeze, ndoshta duhet të dijë saktësisht se çfarë është ai model”  – ka thënë Bosch.

Ai ka folur edhe për miqësinë e Ramës me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

 “Ai mendon së (Vuqiqi) është e keqja më e vogël nga të gjithë këta njerëz në Serbi, kështu që ai e vlerëson këtë njeri, sepse mendon se përndryshe do të përfundojmë me njerëz shumë më të këqij se ai. Mendoj se është njësoj siç thashë, është njësoj si mendojnë komuniteti ndërkombëtar. Unë mendoj se ai është në të njëjtën anë. Mos mendoni se ai është një mik i madh i Vuqiqit, por “miqësia” e tij është për shkak të kësaj arsyeje”, përfundoi ai 

Në fillim të muajit qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se i ka dorëzuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Ola Scholz një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rama në një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me tensionet në veri, deklaroi se beson që çdo ditë e më shumë se krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Kosovës.