Blerim Devolli: Telekomi ka përfituar 43 milionë euro nga marrëveshja me Dardafon

Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli është duke raportuar sot në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Në pyetjen e deputetit, Liburn Aliu sesi Devolli ka arritur t`i bind menaxhmentin për këtë kontratë të dëmshme, Blerim Devolli ka thënë që kjo është diçka që është gjykuar.

“Aj është gjykuar ai sen, ne kemi qenë në gjykatë 5 vite. 22 milionë  i ka marrë vetëm ndarje, plus tjerat për numrat e Z Mobile 23 milionë , totali 43 milionë që i bie 57% i ka marrë Telekomi”, ka thënë Devolli.

Blerim Devolli pyetjeve të anëtarëve të Komisionit është duke iu përgjigjur në konsultim të vazhdueshëm më tre këshilltarët e tij.

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.