Albulena Haxhiu - Foto: Kallxo.com
Ministrja Haxhiu: Republika e Kosovës fiton në Arbitrazhin ndërkombëtar kundër Blerim Devollit
06.4.2023 - 22:08
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Republika e Kosovës ka fituar në Arbitrazhin ndërkombëtar kundër Blerim Devollit.
Sipas ministres, me këtë fitore, vlera që Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore i shpëtoi Republikës së Kosovës në Arbitrazhin ndërkombëtar në 3 rastet e fundit është 145 milionë euro.
“Me fitoren e këtij rasti, vlera që Ministria e Drejtësisë, përmes Avokaturës Shtetërore i shpëtoi Republikës së Kosovës në Arbitrazhin ndërkombëtar është 145 milion euro (3 rastet e fundit) Falënderoj ekipin e Avokaturës Shtetërore dhe kompaninë SPB për punën profesionale e bashkëpunimin e mire” – ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.