Bizneset vendore: Të mos keqpërdoret taksa 100 % për pasurim vetjak

Një ditë pasi Qeveria e Kosovës mori vendim për taksë doganore prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, bizneseve kosovare po u kërkohet që të mos keqpërdorin këtë situatë.

Agim Sahiti, prodhues vendor i pulave me kompaninë ‘Konson’ tha se e përkrahë këtë masë të qeverisë.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se duhet pasur kujdes që të mos lejohen keqpërdorime me rritje joreale të çmimeve në emër të taksës.

“Kjo është një masë politike që e përkrahim. Nëse nuk ka mujtë të njoftohen njerëzit për t’i gjetur rrugët alternative. Është dashtë si shtet me pasë rezerva, është dashtë paraprakisht me u bisedu e mos me na gjetë gafil. Thërras bizneset që të mos ta përdorin këtë situatë për pasurim vetjak. Nuk duhet të lejohen keqpërdorime”, tha Sahiti.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: