Bien për 14 Mijë Euro Shpenzimet Rreth Listave të Votuesve

Shtypja dhe printimi i listave përfundimtare të votuesve dhe të listave komunale të votueseve për zgjedhjet e parakohshme 2017,  po del të bëhen me më pak shpenzime se në zgjedhjet e njëjta të 2014-ës, kësaj here kursehen më shumë se 14 mijë euro.

Me publikimin e njoftimit për dhënie të kontratës,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vlerën e kontratës për shtypjen e listave përfundimtare të votuesve dhe të listave komunale të votueseve për zgjedhjet e parakohshme.

Sipas njoftimit, shtypja e këtyre listave KQZ-së i kushton 54 mijë e 518 euro. Në krahasim me tenderin për këtë qëllim të vitit 2014, KQZ kursen 14 mijë e 477 euro.

Në vitin 2014, për shtypjen dhe printimin e këtyre listave KQZ-ja shpenzoi 68 mijë e 996 euro.

Si në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014, edhe në këtë vit për shtypjen e këtyre listave të votuesve, kontrata nga KQZ-ja i është besuar kompanisë “Dukagjini” Sh.P.K.

Në vazhdën e blerjeve për organizimin e zgjedhjet në vend, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpenzoi mbi 2 mijë e 300 euro për zarfe e aplikacione për regjistrimin e rreth 19 mijë votuesve të mundshëm jashtë Kosovës.

http://kallxo.com/2-mije-e-300-euro-per-zarfe-dhe-aplikacione-per-diasporen/