Ismet Beqiri

Beqiri: S’e Kemi Mbështetjen e Partnerëve për Transformimin e FSK-së

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha në seancën kushtuar FSK-së se nuk ka asnjë dilemë që kemi nevojë për transformimin e FSK, por, shtoi ai, nuk kemi asnjë dilemë që Kosovës nuk i duhet as ushtria pa përkrahjen e partnerëve strategjikë e NATO-s.

“Ne nuk kemi mbështetje të partnerëve tanë strategjikë që FSK të shndërrohet në FAK. Mos i mashtroni qytetarët. Mos e thoni të vërtetën të përgjysmuar”, ka thënë deputeti Beqiri.

“Asnjë votë, as timen, as të LDK-së, nuk do ta marrë asnjë propozim që nuk ka përkrahjen e partnerëve strategjikë e NATO-s”, theksoi ai, duke shtuar se deputetët mund të rikonfirmojmë vullnetin e dëshirën tonë për transformim, por gjithnjë mbështetur nga partnerët tanë strategjikë.