Ismet Beqiri - Foto: KALLXO.com

Beqiri: Do ta kthejmë LDK-në aty ku e ka vendin

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, para fillimit të kuvendit zgjedhor të këtij subjekti, deklaroi se do ta kthejnë LDK-në “aty ku e ka vendin”.

“Në këtë kuvend do të vendosë vota e delegatëve. Tash e mora vesh që janë 3 kandidatë, sepse unë kam ardhë me idenë që janë 4. Ne besojmë që do të jetë një Kuvend ku do të folë vota e delegatëve të Kuvendit. Do ta kthejmë LDK aty ku e ka vendin”, u shpreh Beqiri.

Ai nuk deklaroi se kë do ta përkrahë dega e LDK-së në Prishtinë.

“Dega në Prishtinë nuk favorizon askë, ne do të japim votën tonë, por nuk deklarohemi sepse është e padrejtë. kushdo që e fiton këtë garë, duhet të bëjë përpjekje që LDK ta mbajë të unifikuar ta fuqizoj në të kundërtën s’mund të ketë sukses”, tha Beqiri.