Dega e Parë e LDK-së në Prishtinë kërkon dorëheqjen e kryetarit të saj Ismet Beqiri

Dega e LDK-së në lagjen e Kodrave të Trimave në Prishtinë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të saj , Ismet Beqiri.

Këtë e kanë kërkuar pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, që sipas rezultateve preliminare LDK ka dalë partia e tretë.

“Duke marrë për bazë të rezultatit jo të kënaqshëm të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të datës 14.02.2021 si dhe duke reflektuar në zhvillimet e fundit në lidershipin e LDK-së, me dorëheqjen e kryetarit Isa Mustafa, anëtarësia e Kryesisë dhe Kryetarët e Nëndegëve të  Degës së I-rë të LDK-së Kodra Trimave, i bëjnë thirrje Ismet Beqirit që të jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i kryetarit të kësaj dege”, thuhet në letrën e tyre të publikuar në Facebook.

Sipas tyre, Beqiri ka dështuar që të menaxhojë situatën e krijuar, pas marrjes së detyrës si kryetar i kësaj dege dhe se ai është shkaktari kryesor për rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Kjo është letra e plotë e tyre:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot pralajmëroi se do të tërhiqet nga posti, pas rezultatit të partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LDK-ja ka dalë partia e tretë në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Ajo ka fituar rreth 13 për qind të votave dhe ndodhet shumë larg partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka siguruar rreth 47 për qind.

Kandidat për kryeministër i LDK-së në këto zgjedhje ka qenë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.