Beqaj: Raporti për Demarkacionin Rikthen AAK-në në Opozitë

Beqaj mendon se nga ky raport i ekspertëve të huaj më së shumti u godit AAK-ja, por sipas tij kjo parti politike nuk mund ta kundërshtojë raportin e vetme.

“Realisht, ajo [AAK-ja] do të bëhet më e zëshmja. Por, fuqia e reagimit të saj gjithsesi do të varet shumë edhe nga partitë tjera opozitare të cilat shfaqën dallime rreth metodologjisë së rezistencës. Prandaj, mendoj se ky moment do të rikthejë AAK-në në gjirin opozitar, ngase nëse e kundërshton vetëm del qesharake,” tha Beqaj.

Ai thotë se as “Vetëvendosja” e Nisma nuk do ta braktisin AAK-në në këtë kundërshtim.

“[AAK-ja] nëse kundërshton edhe me subjektet tjera e amortizon deri diku tërë pakënaqësinë  e shfaqur deri më tashti. Në anën tjetër edhe dy partitë tjera do të vlerësojnë se nuk duhet lënë AAK-në vetëm sa për të, aq edhe për ato,” tha Beqaj.

Ekspertët ndërkombëtarë të caktuar nga Presidentja Jahjaga raportin e tyre për vijën kufitare me Malin e Zi e paraqitën më 30 mars. Ata nuk gjetën shkelje në këtë demarkacion kufiri.

http://kallxo.com/raporti-plote-per-demarkacionin-dokument/

Por disa nga analistët kosovarë mendojnë se në gjithë këtë punë ka mjegull.

Analisti Nexhmedin Spahiu tha për KALLXO.com se gjatë prezantimit të raportit nuk u tha asgjë e qartë.

“Ata nuk hodhën poshtë asnjë argument të ekspertëve vendorë. Thjesht i injoruan argumentet e tyre. Duket qarte se ata u sollën për të dhënë një gjykim veç më parë të formuluar.  Ata nuk zgjodhën problem, por vetëm komplikuan problemin,” tha Spahiu.

Ndërsa analisti Belul Beqaj thotë se që nga momenti  kur është deklaruar Departamenti i Shtetit , ai e ka pritur një përfundim të tillë.

Beqaj parashikon një kundërshtim më të hapur të bashkësisë ndërkombëtare dhe ShBA-së nga ata që janë kundër raportit të komisionit.

“Nuk kam aftësi profesionale për të vlerësuar a është konstatimi i bazuar apo jo, por nga këndi im profesional politik gjykoj se do të vazhdojë për t’u kontestuar një konstatim të tillë. Si pasojë e një kundërshtimi të tillë do të kemi një  front edhe më  të hapur me bashkësinë ndërkombëtare dhe veçmas SHBA-në,  e cila përmes ambasadës është deklaruar sërish se çdo gjë ka qenë në rregull me demarkacionin” tha ai.

Departamenti Amerikan i Shtetit në dhjetor të vitit të kaluar konstatoi se vija kufitare e përcaktuar nga marrëveshja Kosovë-Mali i Zi  në Vjenë është në rregull.

http://kallxo.com/amerika-konfirmon-kufirin-kosove-mali-i-zi/

Edhe ambasada amerikane në Kosovë më 31 mars mirëpriti punën e komisionit ndërkombëtar për demarkacionin duke përkrahur konstatimin e tij se procesi i përcaktimit të kufirit qartazi kënaq normat ndërkombëtare.

http://kallxo.com/ambasada-e-shba-se-per-demarkacionin/

Madje Ambasadori Amerikan e quajti të rreme kauzën e opozitës për demarkacionin.

http://kallxo.com/delawie-e-rreme-kauza-per-kufirin/

Këtë vendim e ka kundërshtuar fort lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili tha se kufiri është deri në Çakor e Zhlep.

http://kallxo.com/haradinaj-kosova-shtrihet-deri-ne-cakorr-e-zhlep/

E kënaqur me këtë raport doli Qeveria e Kosovës. Në deklaratën e saj thuhet seky komision rikonfirmon atë që është konfirmuar më herët dhe se sipas tyre Kosova nuk ka humbur, as nuk ka falur tokë.

http://kallxo.com/qeveria-e-kenaqur-raportin-per-demarkacionin/

Ndërsa kryetari i Komisionit Qeveritar për Caktimin e Vijës Kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi Murat Meha nuk u përgjigj në pyetjet e KALLXO.com, por  tha se do të dalë shpejt me një komunikatë për media.

“Komisioni shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror do t’u informojë përmes komunikatës,” tha Meha. [interaction id=”56fed2ee5ac3fae67ac405da”]