Foto: Ilustrim

Babai raporton në policisë se djali i tij është rrahur nga arsimtarja

Me datën 8 mars, rreth orës 12:00, një person në Gjakovë ka raportuar në polici se djali i tij i mitur është rrahur.

Policia ka njoftuar se ankuesi ka raportuar se djali i tij i mitur është rrahur nga arsimtarja e shkollës, në të cilën djali i tij vijon mësimet.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të jetë në hetime, përderisa nuk janë dhënë më shumë detaje rreth rastit.