Azilantët vjedhin një telefon e një pallto, policia i arreston

Tre shtetas të Algjerisë, banues në Qendrën e Strehimit për Azilantë në  Magure janë arrestuar mbrëmjen e kaluar për vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Sipas policisë, tre të dyshuarit në një lokal- butik një punëtoreje i kishin vjedhur një Iphone 6 dhe një pallto.

Të dyshuarit gjatë intervistimit kanë pranuar se e kanë kryer veprën dhe sendet e vjedhura u janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.