Avdullah Hoti LDK

Avdullah Hoti: Thaçi, Haradinaj e Veseli po mundohen t’i mbulojnë dështimet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i ka akuzuar për shkelje të Kushtetutës së Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, për kryeparlamentarin Kadri Veseli, Hoti ka thënë se është vetëm “spektator”.

“Kryeministri, kur e ka deleguar dialogun me Serbinë tek Presidenti, e ka shkelur Kushtetutën duke mos ushtruar detyrimet e tij kushtetuese. Presidenti po e shkel çdo ditë kushtetutën duke u angazhuar, brenda dhe jashtë Kosovës, për korrigjim të kufijve. Kryeparlamentari është vetëm spektator, bënë fushatë në terren me fjalë të ashpra pa asnjë seriozitet institucional, ndërkaq e quan veten shef të koalicionit PAN”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Sovraniteti dhe kufiri i Kosovës mbrohen me vendime kushtetuese.

Kryeministri, kur e ka deleguar dialogun me Serbinë tek Presidenti, e ka shkelur Kushtetutën duke mos ushtruar detyrimet e tij kushtetuese.

Presidenti po e shkel çdo ditë kushtetutën duke u angazhuar, brenda dhe jashtë Kosovës, për korrigjim të kufijve.

Kryeparlamentari është vetëm spektator, bënë fushatë në terren me fjalë të ashpra pa asnjë seriozitet institucional, ndërkaq e quan veten shef të koalicionit PAN.

Për t’i mbuluar dështimet dhe angazhimet e tyre jo kushtetuese, Presidenti, Kryeministri e Kryeparlamentari kanë ashpërsuar akuzat ndaj njëri tjetrit. Në një fushatë të ashpër, ata po i shtyjnë para agjendat e tyre klanore e partiake, duke e dëmtuar shtetin e Kosovës.

Për të dalë nga kjo situatë, sa më parë duhet tu japim mundësi qytetarëve të shtetit sovran të Republikës së Kosovës në kufijtë e 17 shkurtit 2008, të thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira.