Një garë atletike në Kosovë. Foto: Federata e Atletikës

Atletët nga Kenia dominojnë edhe gjysmëmaratonën 'Prishtina 2019'

Edhe këtë vit atletët nga Kenia kanë triumfuar në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2019’ si në kategorinë e burrave/djemve po ashtu edhe të grave/vajzave.

Tre atletët e parë të cilët e kanë kaluar vijën e finishit në kategorinë e burrave/djemve janë nga Kenia. I pari doli Hoseat Kiplagat Tuei, i dyti, Kipruto Kibire kurse i treti, Yoseef Sbaai.

Sa i përket garuesve vendor, më sa miri është radhitur Tiron Mamusha, i cili doli i pari në disiplinën 21 kilometra.

Njëjtë si në kategorinë e burrave/djemve, edhe në kategorinë e grave/vajzave, një garuese nga Kenia arriti të trumfojë dhe marrë vendin e parë.

Kjo ka qenë gjysmëmaratona e 19-të e organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Pjesë e kësaj gjysmëmaratone ishte  edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij. Gjithashtu pjesë e kësaj gare ishin edhe pjesëtarë të FSK-së dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Shtegu i gjysmëmaratonës, i cili është i gjatë 21 kilometra ishte ky: Nisja është bërë nga Teatri Kombëtar, rruga Nëna Tereza, semaforët kryesorë, rruga për në Fushë Kosovë, prej Fushë Kosovës, në drejtim të Obiliqit, pastaj garuesit kanë dalë në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë, kanë vazhduar deri tek rrethi dhe prapë janë kther në cak para Teatrit Kombëtar.

https://kallxo.com/keniasit-dominojne-gjysmemaratonen-prishtina-2018/

www.kallxo.com