Vjosa Osmani takohet me presidentin e Kenias, William Ruto

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot homologun e saj nga Kenia, William Ruto.

Takimi është zhvilluar në kuadër të vizitës së Osmanit në Dubai, ku po mbahet COP28, konferenca kryesore globale për ndryshime klimatike.

Sipas Zyrës së Presidencës, në takim u diskutua për raportet dypalëshe Kosovë-Kenia si dhe zhvillimin e mëtejmë të tyre.

“Presidentja Osmani ka theksuar se thellimi i raporteve në mes të dy shteteve është në të mirë të qytetarëve tanë dhe do ta nxisë shkëmbimin ekonomik e tregtar në mes të vendeve tona. Ajo e njoftoi Presidentin e Kenias për sfidat në të cilat ka kaluar Kosova si dhe për të arriturat e shtetit tone” – thuhet në njoftim.