Nga takimi në Kamenicë - Foto: Facebook/DardanMolliqaj

Asamblistja e LDK-së kalon në PSD

Një asambliste nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Kamenicës ka aderuar në Partinë Socialdemokrate.

Kështu ka njoftuar në ‘Facebook’ deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Ish asambleistja e LDK-së në Kamenicë, znj. Njomza Dërmaku, nga sot na u bashkua në PSD dhe do ta vazhdojë punën e saj në kuadër të grupit të asambleistëve socialdemokrat” ka shkruar deputeti Molliqaj.

Ai njoftoi se PSD po mban takime të çdoditshme nëpër tërë Kosovën për të shtrirë degët dhe nëndegët e partisë.