Egzon Azemi, asamblist i VV-së në komunën e Prishtinës. Foto: Kallxo.com

Asambleisit i Vetëvendosjes; Shpresojmë që Policia s’do bëhet vegël e PSD-së

Aksionari i Ndërmarrjes Publike Banesore dhe asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi ka reaguar pas publikimit të lajmit nga KALLXO.com se Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të mundësoj hyrjen në objekt ushtruesit të kryeshefit të kësaj Ndërmarrje.

Dren Kukaj, drejtori i Pronës ka dorëzuar një kërkesë në Policinë e Kosovës. E Azemi e sheh këtë si ndërhyrje në kapjen e NPB-së.

Ai shpresoj që Policia e Kosovës të mos i merr për bazë, siç i quan ai “falsifikimet e vulave” të drejtorive komunale.

“Policia e Kosovës le të tregoj profesionalitet, dhe mos ti merrë përbazë manipulimet e flasifikimet e vulave të drejtorive komunale. Por të marrë përbazë VENDIMET e Kuvendit Komunal, që edhe sipas ligjit i takon titulli i pronarit të Ndërmarrjeve Publike”, ka shkruar në Facebook, Egzon Azemi.

Azemi shpreson që Policia të mos bëhet “vegël e PSD-së”.

“Shpresojmë që Policia nuk do bëhet vegel e PSD-së në veprime të tilla, përkundrazi besojmë dhe e ftojmë Policinë dhe Prokurorinë ta hetojë seriozisht këtë rast!”, shkruan tutje Azemi në Facebook.

https://kallxo.com/komuna-e-shpend-ahmetit-kerkon-ndihmen-e-policise-per-karrigen-e-npb-se/

Ndërsa Nexhat Kryeziu në një intervistë për KALLXO.com tha se ata do të qëndrojnë në ndërmarrje dhe nuk do të largohen për teke të Shpend Ahmetit e Dren Kukajt, ndërsa sipas tij do të krijohej precedent nëse Policia do të reagonte.

https://kallxo.com/nexhat-kryeziu-nuk-e-liroj-vendin-edhe-nese-vjen-policia-ne-npb/