Sulm/ Ilustrim

Arrestohet për dhunë ndaj vajzës dhe gruas së tij

Një person është arrestuar për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 15 në Istog është arrestuar i dyshuari për rrahje të vajzës së tij dhe dhunë psikike ndaj gruas së tij.

Viktimat pas tretmanit mjekësor janë dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.