Arrestohet pasi Shtiu me Armë drejt Policisë

Është arrestuar një person, ngase pasi nuk është ndalur në një pikë kontrolli të policisë, ka shtënë me armë drejt zyrtarëve policorë që ishin vënë në ndjekje të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicën Veriore.

“Njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka tentuar që ta ndalojë veturën ‘Land Rover’ të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull k-serb, ku i njëjti në ikje e sipër ka shtënë me armë të zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia ka arritur që ta ndalojë dhe të arrestojë të dyshuarin, të cilit pas intervistimit i është caktuar ndalimi policor nga prokurori.

Policia njofton se nuk ka të lënduar.

Në janar KALLXO.com shkroi për ndjekjen nga policia të një të dyshuari për kontrabandë nga Mitrovica në Leposaviq.

Edhe atëherë i dyshuari me mjetin e tij nuk ishte ndaluar në pikat e kontrollit.

http://kallxo.com/polici-qellon-me-arme-drejt-kontrabandistit-te-dyshuar/