Arrestohet Pasi Rrahu Bashkëshorten

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vushtrrisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, rasti është rezultat i një mosmarrëveshjeje, pas të cilës i dyshuari ka sulmuar bashkëshorten e tij fizikisht.

Viktima, si pasojë e sulmit, ka pësuar lëndime trupore, për çka i është dashur edhe tretman mjekësor.

I dyshuari për këtë sulm, menjëherë pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.