Ilustrim

Arrestohet pasi kanoste ish-gruan që i kërkoi të ndahen ligjërisht

Policia ka bërë të ditur se një burrë nga Podujeva është arrestuar pasi që i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të gjykatës për të mos ju afruar ish bashkëshortes.

Çifti kishte gjashtë muaj që ishin ndarë dhe po prisnin procesin gjyqësor.

Tutje thuhet se i dyshuari vazhdimisht kishte kanosur ish bashkëshorten e tij përmes telefonit, si dhe përmes rrjetit social, prandaj me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.