Ilustrim - Paratë e konfiskuara nga Policia

Arrestohet një person pasi detyroi një grua t'ia jap 13 mijë euro

Një burrë është arrestuar pasi ka detyruar një grua t’i jap para.

Policia ka sqaruar se një grua ka raportuar se një burrë në vazhdimësi e ka detyruar që t`i jap para.

Gjatë ditës së djeshme i dyshuari e ka kërcënuar gruan dhe i ka kërkuar një shumë të parave, vlera e të cilave është 13 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje nëse të njëjtit kanë lidhje familjare apo jo.

Hetuesit e policisë, kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarit dhe më pas e kanë arrestuar.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.