Salih Kçiku, Drejtor i Prokurimit në Komunën e Gjilanit- Foto: Facebook

Arrestohet ish- Drejtori i Prokurimit në Gjilan dhe djali i tij

Ish- drejtori i Prokurimit në Komunën e Gjilanit, Salih Kçiku dhe djali i tij pasi dyshohen se kanë sulmuar një person zyrtar.

Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po janë arrestuar dy persona në mesin e tyre edhe ai për të cilin po pyesni (Salih Kçiku). Arrestimi është bërë në oborrin e gjykatës në Gjilan. Deri te arrestimi erdhi kur njëri nga ta (djali i Salih Kçikut) ka sulmuar një zyrtar policor të Policisë së Kosovës. Policia ka bërë menjëherë arrestimin e dy të dyshuarve dhe për momentin ata janë duke u intervistuar. Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha Hashani.

LAJME TE FUNDIT

https://kallxo.com/sami-kurteshi-nuk-ia-kthen-telefonin-dhe-ipadin-zyres-se-avokatit-te-popullit/

 

https://kallxo.com/dokument-rreth-5-milione-deme-nga-bresheri-ne-rahovec/