Spitali Regjional i Gjilanit Foto: KALLXO.com

Gjilan, punëtorja e KEDS-it gjendet pa shenja jete në vendin e punës

Një grua 63-vjeçare, punonjëse e KEDS, është gjetur pa shenja jete në vendin e punës në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Emergjencën rajonale pa shenja jete.

“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjellë një person i gjinis femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njëjta është punëtore e KEDSIT dhe ka qenë në vendin e punës, është gjetur në zyre pa shenja jete”- njotoni ai.

Tutje, Hashani thekson se mjeku ka konstatuar vdekje të natyrshme, derisa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatuar për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML”- shtoi tutje Hashani.