Bastisje në një fshat të Gjilanit, policia në kërkim të një 25 vjeçari për armë e drogë

Një 25 vjeçar është duke u kërkuar nga organet e rendit nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në veprimtari penale konkretisht trafikim të armëve dhe drogës brenda dhe jashtë Kosovës. 

Mëngjesin e sotëm, policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Gjilan, kanë zhvilluar disa bastisje poliçore në katër lokacione të ndryshme. 

Dyshimet e policisë janë se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës.

Gjatë bastisjeve dhe kontrolleve të çilat janë zhvilluar edhe në një fshat të Gjilanit,  edhe në vendbanimin e të dyshuarit 25 vjeçarit A.A., shtetas maqedonas, policia ka konfiskuar 2 kilogram e 400 gram narkotikë, i llojit heroinë, 6.8 gram marihuanë. 

Përveç drogës policia ka njoftuar se ka sekuestruar edhe dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore si dhe municion një sasi e kalibrave të ndryshëm. 

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë prezent, por është njoftuar nga familjarët që të paraqitet në vendngjarje, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës zyrtarëve policore dhe ndodhet në arrati.

Lidhur me narkotikët, hetimet janë duke u zhvilluar nga DHTN-Gjilan ndërsa rastin për armët e sekuestruara janë duke u marruar njësitë tjera për shkak të kompetencave lëndore.

Rasti ende është duke vahduar që të trajtohet.