Aksident mes tri veturave në Gjilan, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku mes tri veturave në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë janë liruar për në shtëpi.

“Sot rreth orës  18:35 në fshatin Bresalc, komuna Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira janë tri vetura, me këtë rast lëndime të lehta trupore kane pësuar pesë persona, ku pasi kanë marrë ndihmë në  emergjencën rajonale të Gjilanit janë liruar në shtëpi. Me rastin janë duke u marrë Njësiti i Trafikut rajonal”, tha ai.