Arrestohet Deputeti Faton Topalli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Topalli, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar për KALLXO.com nga kolegia e saj, Shqipe Pantina.

Topalli është arrestuar përderisa po qëndronte në zyrën e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, në ndërtesën e Kuvendit.

“Sa ishim në zyrë duke biseduar erdhën disa persona civilë. Ata hynë duke e goditur derën. Sapo hynë brenda, i thanë Fatonit (Topallit) se duhet të shkojë me ta”, tha Pantina

Pantina tha se në momentin kur kanë hyrë policia në zyrë, një asistent i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes filloi të xhironte.

“Ata e kërcënuan asistentin që ta ndalë xhirimin, ose do ta marrin edhe atë me vete”, tha Pantina.

Sipas saj, në momentin e arrestimit të Faton Topallit, në zyre ka qenë edhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Sot gjatë paradites është arrestuar edhe deputetja tjetër e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.