LAJMI I FUNDIT - Policia KS2

Aksion policor në shtatë lokacione në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Shtatë persona janë arrestuar nën dyshimin për hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrim dhe shpëlarje parash.

Kjo pas një aksioni të Policisë së Kosovës më 21.02.2024 në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, që u krye me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale”- thuhet në komunikatën për media të prokurorisë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftuan se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

“Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘Hyrje në sistemet kompjuterike’, ‘Mashtrimi’’ dhe ‘Shpëlarje e parave’”- theksohet në njoftim.