Arrestimi i njërit prej të dyshuarve pas incidentit tragjik - Foto: KALLXO.com

Arrestohet burri nga Gjakova, rrahu bashkëshorten

Policia ka arrestuar një person pasi ky i fundit ka rrahur bashkëshorten.

Sipas raportit policor, dy ditë më parë në Gjakovë është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje.